Zhernovski: Do të jam pjesë e frontit kundër Gruevskit

Maqedonia

Zhernovski: Do të jam pjesë e frontit kundër Gruevskit

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:24

Edhe para se të përfundoj gara në Partinë Liberale Demokrate për udhëheqësin e re, vetëm Goran Milevski shprehu ambicie për t`u bërë lider i ri.

Ai është kandidati i vetëm për kryetar të Partisë liberale demokrate, ndërsa Dufe Kukoski është kandidat për sekretar gjeneral i partisë.

Kërkuam deklaratë nga Andrej Zhernovski, i cili para disa muajve paralajmëroi se nuk do të kandidoj për kryetar.

“ Për të mos pasur asnjë dilemë dua të qartësoj se ajo pse nuk do të kandidoj për kryetar të PLD, në asnjë rast nuk d.m.th se do të pasivizohem prej politikës partiake. Përkundrazi, qëndroj i përkushtuar ndaj qytetarëve, do të jam pjesë e frontit i cili me të gjitha forcat do të luftojë për ndryshimin e regjimit të Gruevskit. Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time politike dhe tërësisht jam i përgatitur që ti përgjigjem të gjitha sfidave për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”, deklaroi Zhernovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat