Ç’kërkojnë deputetët e PDSH-së te Ivanovi i VMRO-së?!

Maqedonia

Ç’kërkojnë deputetët e PDSH-së te Ivanovi i VMRO-së?!

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 23:57

Partia Demokratike Shqiptare e cila thirret edhe si Opozita shqiptare në Maqedoni po bën vetvrasje politike pas pjesmarrjes në inagurimin e Ivanovit PDSH habiti përsëri shqiptarët duke ngjallur reagime në rrjetët sociale pas pjesmarrjes së kësaj partie në fjalimin e fundvitit të presidentit të shtetit të emëruar nga VMRO, Gjorgje Ivanov. PDSH ju bë krah Ivanovit që në zgjedhjet presidenciale ndërsa nga ana tjetër ai u bojkotua nga BDI pasi VMRO nuk e pranoi ofertën e BDI-së për një president konsensual. Përkrahja e Ivanovit nga PDSH duke i kryer shërbim VMRO-së para syve të ndërkombëtarëve se presidenti Ivanov ka përkrahje edhe nga partit tjera sidomos nga një parti shqiptare dhe me këtë mënyrë ai mund të legjitimohet si president që i përfaqëson jo vetëm maqedonasit por edhe shqiptarët.

Në shtator, Ivanov emëroi në Këshillin e Sigurisë ish-deputeten Flora Kadriu, e rikthyer në PDSH.

Kjo gjë bëri të thellohej edhe më hendeku mes presidentit dhe BDI-së, por në të njëjtën kohë të afroheshin VMRO dhe PDSH duke rrezikuar opozitën e vërtetë shqiptare pasi partia e Gruevskit në pushtetin ekzekutiv është në koalicion me BDI-në ndërsa në pushtetin presidencial ka koalicion të fshehur me PDSH-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat