Kreu i LSDM-së u takua me Tomas Jazdgerdi

Maqedonia

Kreu i LSDM-së u takua me Tomas Jazdgerdi

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:54

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe nënkryetarja Radmila Shekerinska,sot realizuan një takim me drejtorin e Stejt departamentit për Evropën Jugore dhe Qendrorë, Tomas Jazdgerdi.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike në Maqedoni dhe në rajon.

Ishte i përbashkët shqetësimi për ngadalësimin e proceseve demokratike në vend.

Lideri Zaev theksoi se partia në pushtet po i uzurpon të gjitha institucionet shtetërore. Nuk ka dallim midis partisë dhe shtetit. Vullneti i lirë i qytetarëve është i dëmtuar, ndërsa mediat që po kritikojnë, janë nën një shtypje të madhe të pushtetit ose janë të mbyllura. Për këtë arsye, LSDM në vazhdimësi po tregon për pesë temat e bisedimeve të dërguara deri tek qeveria e që kanë për qellim krijimin e kushteve elementare për shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve.

Jazdgerdi interesohej për pozitën dhe sfidat me të cilat përballet Maqedonia në rrugën euro-integruese në raport me vendet tjera të rajonit.

Maqedonia sot po e humb hapin prej fqinjëve. Nëntë vite, partia në pushtet nuk arriti që të bëjë asnjë hap përpara për qëllimin rreth të cilit u bashkuan të gjithë, theksoi Shekerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat