VMRO-PP: Qeveria të sqarojë se si e bëri integrimin një mision të pamundur

Maqedonia

VMRO-PP: Qeveria të sqarojë se si e bëri integrimin një mision të pamundur

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 12:59

VMRO-Popullore kërkon nga Qeveria të shpjegojë se si integrimi në Bashkimin Evropian është kthyer në një mision të pamundur.

Në deklaratën me shkrim, VMRO-Popullore thotë se ka marrë me zhgënjim JO-në e fortë të BE-së për caktimin e datës së negociatave për anëtarësim.

Partia e ish-kryeministrit Ljubco Georgievski thotë se ka vite që jep propozime konstruktive për zgjidhjen e çështjeve politike që pengojnë integrimin, porse ato nuk janë marrë kurrë seriozisht nga pushteti.

“Kemi thënë vazhdimisht se pas çdo shtyrjeje të negociatave, për Maqedoninë do të vështirësohet edhe më rruga drejt BE-së me kërkesa të reja shtesë, gjë do të shkaktojë izolim shumëvjeçar, në vend të anëtarësimit në klubin elitar evropiane, ku sot ndahen rreth 315 miliardë euro për vendet anëtare të BE-së”, thuhet në deklaratë.

VMRO-Popullore thotë se Qeveria i detyrohet opinionit t’i shpjegojë se si arriti ta ndërlikojë aq shumë situatën e brendshme politike sa misioni i BE-së të bëhet një mision thuajse i pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat