Nuk është më aq e lehtë për t'u emëruar drejtor

Maqedonia

Nuk është më aq e lehtë për t'u emëruar drejtor

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 11:28

Ministria e Arsimit përmes ligjeve kërkon që përzgjedhja dhe emërimi i drejtorëve të shkollave fillore ose ato të mesme në Maqedoni të bëhet nga kuadro profesionale me aftësi menaxheriale.

Ministria në bazë të propozim-ligjit për stërvitje dhe provim kërkon që drejtorët e rinj të jenë menaxher të mirë të cilët janë të aftë që me sukses të organizojnë punën edukative-arsimore në shkollë.

Drejtorët e rinj në Maqedoni duhet të stërviten mirë, pastaj të japin provimin ku nga nga 50 pyetjet në formë elektronike duhet së paku 80 përqind prej tyre t’i plotësojnë me sukses.

Ndryshe nuk mund të bëhet drejtor i shkollës.

Qytetarët janë dëshmitar se 20 vitet e fundit në Maqedoni drejtorin e shkollës e cakton partia që është në pushtet, megjithatë me ketë propozim-ligj tentohet që të ndryshohet kjo situatë për t’a depolitizuar arsimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat