Ndotja e ajrit, Qyteti i Shkupit ndalesë për kamionët

Maqedonia

Ndotja e ajrit, Qyteti i Shkupit ndalesë për kamionët

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 13:57

Pas dy ditësh, më 19 dhjetor, hyn në fuqi masa për ndalimin e mjeteve transportuese në territorin e Qytetit të Shkupit.

Ndalesa ka karakter të përkohshme dhe do të lihet në fuqi deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Ndalesa për kamionët do të vlejë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes.

Qyteti i Shkupit bëri me dije se masa vihet në zbatim me qëllim reduktimin e ndotjes së ajrit.

Qyteti u bën apel drejtuesve të kamionëve të respektojnë masën e ndalesës dhe sinjalizimin e trafikut.

Sipas matjeve më të fundit, ndotja e ajrit në Shkup mbërrin nivele alarmante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat