Ahmeti: Shqiptarët ortodoksë të pamohueshëm

Maqedonia

Ahmeti: Shqiptarët ortodoksë të pamohueshëm

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:04

Në ditën e flamurit kombëtar, në Maqedoni u promovua një tjetër degë e rilindjes së shqiptarëve, ajo e ortodoksëve. Gjatë mbështetjes me fakte dhe shkencërisht të ortodoksëve shqiptarë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se pavarësisht përpjekjeve për të mohuar përkatësinë kombëtare të ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni, ata janë pjesë e pandashme e popullit shqiptarë. Sipas tij, zërat që pretendojnë të kundërtën duhet të ballafaqohen me faktet dhe shkencën.

“Krahasuar me zhvillimet e sotshme që ndodhin promovimin e këtij libri shkencorë pak rëndësi kanë artikujt gazetaresk le të përballen të gjithë me shkencën, me prof Sinadinovskin. Kjo është një porosi shumë e madhe për të gjithë shqiptarët por edhe për të gjithë popujt që jetojnë në rajonin e Ballkanit, që shqiptarët u kanë takuar dy feve, fesë krishtere dhe myslimane dhe në mes shqiptarëve kurrë nuk ka pasur luftëra fetare por shqiptarët u janë ekspozuar torturave, asimilimeve të ndryshme shekullore”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Autori i veprës “Shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë” Branisllav Sinadinovski theksoi se në Maqedoni ekzistojnë rreth 70 mijë shqiptarë ortodoksë të cilët kanë arritur të mbrojnë trashëgiminë e tyre kombëtare, pavarësisht sistemeve shtypëse dhe përpjekjeve për asimilim në epoka të ndryshme.

“Dua t’u dëshmojë të gjithë mohuesve tanë se territori i Maqedonisë gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë bërthama e pranisë së shqiptarëve ortodoksë në këto troje, pavarësisht nëse e pranojnë këtë apo jo. Shqiptarët ortodoksë janë autoktonë që nga koha të civilizimeve të lashta të pellazgëve dhe ilirëve nga të cilët kanë prejardhjen.. Sot, si asnjëherë më parë, ne shqiptarëve na duhet mirëkuptim, urtësi dhe gjakftohtësi, harmoni dhe unitet për disa përcaktime strategjike.. sikundër gjithë të tjerët edhe shqiptarët ortodoksë kanë të drejtë që t’u respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, tha Branisllav Sinadinovski, autor i librit.

Sinadinovski kërkoi edhe themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Maqedoni. Ndërkaq, sipas profesorit Blerim Reka pranimi nga Kisha ortodokse maqedonase që meshat të bëhen edhe në gjuhën shqipe provon më së miri përkatësinë kombëtare të këtyre qytetarëve.

Në këtë kuadër sot u promovua edhe vepra për Rilindësit shqiptarë, nga autorja Gordana Sinadinovska, bashkëshortja e Sinadinovskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat