Eurodeputeti bullgar akuzon policinë maqedonase për keqtrajtim të bullgarëve

Maqedonia

Eurodeputeti bullgar akuzon policinë maqedonase për keqtrajtim të bullgarëve

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 22:04

Eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski i ka nisur një letër Komisionit Evropian, ku bën me dije se më 15 nëntor të këtij viti, shtetas bullgarë janë marrë në pyetje në lidhje me veprimtarinë e Klubit Kulturor Bullgar në Shkup, por edhe për relacionet e tyre me eurodeputetët bullgarë.

Ngjarja është denoncuar nga kryetari i Klubit Kulturor Bullgar në Shkup, ndërsa njoftimi pranë institucioneve të Brukselit është bërë nga eurodeputeti Xhambaski, me anë të një letre.

Rasti i tillë ka qenë temë diskutimi edhe në takimet që ka zhvilluar dje dhe sot Komiteti i Përzier Parlamentar mes BE-së dhe Maqedonisë, pjesë e delegacionit të të cilit është edhe eurodeputeti Xhambaski.

Ai ka kërkuar që BE të kritikojë delegacionin e Shkupit për ngjarjen në fjalë.

Ngjarja mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet mes dy shteteve, për përmirësimin e të cilave po bëhen përpjekje për disa kohësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat