Konferencë për mbrojtje të pakicave në Evropën Juglindore

Maqedonia

Konferencë për mbrojtje të pakicave në Evropën Juglindore

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 10:07

Ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, sot do ta hapë Konferencën rajonale për mbrojtje të pakicave në Evropën Juglindore. Konferenca mbahet në kuadër të Projektit të Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian, me të cilën janë përfshirë 36 komuna të rajonit, pesë prej të cilave janë nga Republika e Maqedonisë, Nagoriçani i Epërm, Saraji, Tetova, Qendra e Zhupës dhe Krusheva.

Në projekt janë përfshirë edhe komua nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mal i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe nga Kroacia.

Në konferencë, përfaqësuesit e treidhjetë e gjashtë komunave do të nënshkruajnë marrëveshje për grante nga Këshilli i Evropës dhe nga Bashkimi Evropian. Me këto mjete do të financohen projektet lokale për avancimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.

Përzgjedhja e projektit është bërë nga gjithsej 152 aplikime të parashtruara nga komunat e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat