Gruevski thotë për kreun e BFI-së se është një nacionalist

Maqedonia

Gruevski thotë për kreun e BFI-së se është një nacionalist

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 10:47

Kryeministri Nikola Gruevski thotë se ka shumë respekt për kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman ef. Rexhepi, edhe pse sipas tij “ai ka një dozë të lartë nacionalizmi etnik”.

Komenti i tillë është bërë gjatë intervistës dhënë mbrëmë televizionit Sitel.

Duke komentuar qëndrimin e kreut të BFI-së se maqedonasit myslimanë janë një komb in vitro, Gruevski tha se “e respektoj shumë Reisin, por ai ka dozë të lartë nacionalizmi etnik”.

Në një shkrim autorial, kreu i BFI-së vlerësoi se maqedonasit myslimanë janë një komb in vitro, që po krijohet për interesat politike të VMRO-DPMNE-së.
Sipas kreut të institucionit fetar, ef. Rexhepit, maqedonasit myslimanë ose njohur si torbeshët nuk mund të quhen maqedonas.

“Hiq gjuhës që mund të jetë si pasojë e trysnive asimiluese, çfarë të përbashkët mund të kenë përkatësit e komunitetit torbesh me sllavomaqedonasit apo me “maqedonasit antikë”! Janë fare të paktë, madje mund të numërohen në gishta, ata torbeshë të mirëfilltë që do të pranonin të quheshin maqedonasë, më sa do të pranonte ndonjë shqiptar të quhej arab për shkak të muslimanizmit, të quhej grek, serb apo rus për shkak të ortodoksisë apo të quhej spanjoll, brazilian apo ruandez për shkak të përkatësisë së tij katolike”, shkruan ef. Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat