Vrasja e trefishtë, i dyshuari është ushtar profesional

Maqedonia

Vrasja e trefishtë, i dyshuari është ushtar profesional

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 10:44

(E plotësuar)-I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Zletovë është ushtari profesional D.M (40).

Ai dyshohet se ka vrarë me armë zjarri prindërit e bashkëshortes së tij, dhe një të njohur, i punësuar në Inspektoratin e Tregut.

Vrasjen i dyshuari e ka kryer gjatë orarit të punës dhe sipas disa informacioneve, me armën zyrtare.

Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Priten më shumë hollësi gjatë ditës së sotme.

Krim i rëndë në Zletovë, vriten me armë zjarri tre persona

Një vrasje e trefishtë ka tronditur sot Zletovën.

Një burrë i armatosur ka vrarë tre persona, dy burra dhe një grua.

Krimi ka ndodhur në mëngjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.

Policia nuk jep hollësi rreth ngjarjes së rëndë, por ndërkohë mësohet jozyrtarisht se njëri nga burrat e vrarë dhe gruaja janë prindër të bashkëshortes së të dyshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat