BDI në Dollogozhdë zgjedh kryetarin dhe Kryesinë

Maqedonia

BDI në Dollogozhdë zgjedh kryetarin dhe Kryesinë

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:57

Në Dollogozhdë të Strugë është zhvilluar dje kuvendi zgjedhor i Këshillit Vendor i BDI-së në këtë vendbanim.

Procesi nisi me debate rreth procedurave të zgjedhjes por vazhdoi pa probleme dhe pa kontestime, duke përfunduar me zgjedhjen e Faton Pollozhanit për kryetar të Këshillit Vendor.

Ai mori 15 vota më shumë se kandidati tjetër.

Në kuvend u zgjodh edhe Kryesia e Këshillit Vendor, në përbërjen e së cilës aderojnë gjithsej 17 anëtarë.

Ndërkohë, për anëtarë të Kuvendit të Degës së Strugës janë zgjedhur Mentor Ibrahimi, Armend Shaqiri dhe Valdrin Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat