Dekani Londo: Abdilaqim Ademi mori diplomë të rregullt

Maqedonia

Dekani Londo: Abdilaqim Ademi mori diplomë të rregullt

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 17:20

Njëri prej drejtuesve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Tiranë ka mohuar pretendimet se ministri Abdilaqim Ademi mund të ketë falsifikuar diplomën.

Andonaq Londo, dekan i këtij fakulteti ka thënë se sipas regjistrit elementar të diplomave që zotërojnë mund të konfirmojë që Abdylaqim Ademi ka qenë student në këtë fakultet.

"Z. Ademi ka filluar studimet në vitin 1988, ka diplomuar në korrik të vitit 1996 dhe mban numrin e regjistrit 210/2 dhe numrin e diplomës 1274. Këto diploma janë në Fakultetin e Inxhenerisë Mekanike, dega metalurgji”, ka shpjeguar Londo, për mediat në Maqedoni.

Ndërkohë, ministri Ademi ka reaguar duke theksuar se dyshimet për diplomën origjinale të universitetit “janë vetëm shpikje”.

“Shtrëngohem të shkruaj këtë sqarim për të hedhur poshtë si të paqena, krejtësisht shpifje dhe fabrikime, shkrimet që hedhin dyshim mbi vërtetësinë e diplomës sime universitare. Këto ditë, qarqe të caktuara, të cilave vendosmëria ime dhe e MASH-it për të reformuar arsimin e lartë, nuk u shkon pas midesë dhe mbase u dëmton në mënyrë të parikthyeshme interesat personale a grupore, kanë ndërmarrë kundër meje një fushatë sulmesh ad hominem", ka theksuar Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat