DAP dhe policia sërish në Studeniçan

Maqedonia

DAP dhe policia sërish në Studeniçan

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 23:49

Inspektorë të DAP-it të shoqëruar nga forca të shumta policore sërish kanë ardhur në Studeniçan, por kësaj radhe nuk janë kthyer të zhgënjyer. Ata kanë mbyllur dy lokale.

Bëhet fjalë për dy kafeteri të cilat janë mbyllur për arsye se nuk kanë respektuar ligjin kundër pirjes së duhanit në vende të mbyllura dhe nuk kanë poseduar arka fiskale.

Por reagimi i banorëve ndaj policisë ishte i ashpër.

Banorët e revoltuar i kanë shpërthyer rrotat e veturave policore dhe të DAP-it dhe kanë gjuajtur me gurë drejt tyre. Ndërkohë ka arritur edhe përforcim policorë në fshat, por pas gjithë kësaj focat policore janë larguar dhe lanë pas vetes vetëm dy lokale të mbyllura. /SHENJA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat