SHBA sheh rrezik nga ndarja e theksuar e dy komuniteteve në Maqedoni

Maqedonia

SHBA sheh rrezik nga ndarja e theksuar e dy komuniteteve në Maqedoni

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 21:41

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Paul Wohlers ka shprehur shqetësime lidhur me ndarjet e theksuar ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në vend.
“Po krijohet përshtypja se dy grupet më të mëdha etnik në Maqedoni po largohen, dhe kjo është e rrezikshme”, deklaroi ambasadori amerikan në një intervistë për 24Vesti. Ai ka theksuar se SHBA këtë dukuri e shohin si arsye për t’u shqetësuar.
Ai u ndal edhe në zgjidhjen e kontestit të emrit dhe angazhimin amerikan në këtë proces.
"SHBA përkushtohen në gjetjen e zgjidhjes për emrin dhe do të pranojë çfarëdo vendimi për të cilën pajtohen të dy palët. Mund të ndihmojmë, por nuk mundemi ta zgjidhim ne problemin e juaj. Baza e demokracisë është dialogu, politikanë duhet të bisedojnë", nënvizoi ambasadori Wohlers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat