Ermira Mehmeti monitoron zgjedhjet në Tunis

Maqedonia

Ermira Mehmeti monitoron zgjedhjet në Tunis

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 12:49

Deputetja e njohur shqiptare bëhet pjesë e delegacionit 60 anëtarësh për të monitoruar zgjedhjet presidenciale në Tunisia pas dorëheqjes së Zine Abidine Ben Ali nga posti i presidentit.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale pas revolucionit të vitit 2011 që i hapi rrugën Pranverës arabe dhe kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për tranzicionin dhe konsolidimin demokratik të Tunizisë. Pasi po qëndron në një specializim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të programit Fulbright ku edhe fitoi bursën e studimit, në adresë të saj vjen ftesa e Institutit Nacional për Demokraci (NDI) për të qenë pjesë e delegacionit si monitoruese e zgjedhjeve presidenciale Tunisia2014, që do të mbahen më 23 nëntor të këtij viti.

Këto zgjedhje presidenciale vijnë pas një grushtshteti për të larguar nga pushteti ish presidentin Zine Abidine Ben Ali, si dhe hapjen e mundësive që qytetarët të votojnë më shumë se një kandidat për president. Procesi zgjedhor demokratik vjen pasi që ansambleja e Tunisisë votoi në vitin 2011 ligjin për tranzicion të vendit në një shtet demokratik. Në delegacionin 60 anëtarësh të gjithë këto zyrtarë politik, deputet aktual dhe ish deputet, krijuesh politikash që nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri tek vendet e Lindjes së mesme, bën pjesë edhe një shqiptare, e kjo deputetja aktuale në Parlamentin e Maqedonisë, znj. Ermira Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat