Nëntor protestash antiqeveritare në Shkup

Maqedonia

Nëntor protestash antiqeveritare në Shkup

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 12:35

Nëntori i protestave duket se po vjen. Në Shkup mbrëmë u mbajt protesta e ashtuquajtur e qytetarëve të pakënaqur me moton “Goditje – për Maqedoninë bëhet fjalë”.

Protesta ka ardhur përmes organizimit dhe thirrjeve në rrjetet sociale me mesazhet “për politikat e gabuara të qeverisjes”. Nismëtarët e kësaj proteste janë grupe qytetarësh, të cilët kanë bërë thirrje për përkrahje nëpër rrjetet sociale, por edhe mediat proqeveritare. Protesta do të mbahen edhe para Parlamentit të vendit.

“Ne duam shtet normal, mjaft me ndarje, për shkak se vendi ynë është në pyetje. Nuk duam që kreditë të na i shlyejnë brezat e ardhshëm, nuk duam një pushtet kleptokrat, duam fëmijët tanë të rrijnë këtu, duam gjyqësor jopartiak dhe joselektiv, duam universitet autonom, fati jonë të mos jetë në duart e komisarëve partiak, mafias urbane, duam liri të medias dhe shprehjes, zgjedhje të lira dhe të drejta të barabarta të qytetarëve”, theksoi Liljana Sacevska, një nga nismëtarët e protestës.

Ajo theksoi se qëllimi i protestës është që të përcillet mesazhi për ti thënë stop politikave të gabuara. Sipas saj, pas protestës nuk qëndron asnjë parti politike. Ndërsa disa portale proqeveritare akuzuan mbrëmë se pas protestës fshihen aktivistë të partisë më të madhe opozitare LSDM. Në protestën e mbajtur kanë marrë pjesë rreth 300 protestues./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat