Programe të reja të Unioni, mundësi të reja për Maqedoninë

Maqedonia

Programe të reja të Unioni, mundësi të reja për Maqedoninë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 14:12

Në mjediset e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Fatmir Besimi, sot kishte paraqitjen e tij në punëtorinë, “Programet e Bashkimit Evropian, si mundësi e favorshme: Rezultatet e arrira dhe perspektivat e ardhshme". Ngjarja u organizua nga Ambasada Italiane në Shkup dhe Grupacioni Latancio.

Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të marrin pjesë në programet e Unionit për periudhën programore 2014-2020, siç janë: Horizont 2020, Evropa kreative, COSME, Erasmus+, Programi për punësim dhe inovacione sociale, Evropa për qytetarët, Shëndetësi, Jetë+, Dogana 2020, Tatime 2020 etj.

Sekretariati për Çështje Evropiane si institucion përgjegjës për koordinimin e procesit të aderimit të Republikës së Maqedonisë në Programet e Unionit, tani më kohë të gjatë bashkëpunon me ministritë dhe institucionet tjera, rreth qasjes së Republikës së Maqedonisë në Programet e Unionit. Si rezultat i kësaj, Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë në periudhën e fundit me sukses ka marr pjesë në “Programin e Shtatë Kornizë për hulumtim”, “Programin kornizë për konkurrencë dhe inovacion”, programin “Progres”, “Kulturë”, “Të rinj në aksion”, “Mësim gjatë gjithë jetës”, “Evropa për Qytetarët”, Erasmus”, “Doganë”, “Fiskalis” etj.

Zëvendëskryetari i Qeverisë, duke folur për përfitimet nga Programet e Unionit, veçoi: “Programin e shtatë kornizë për hulumtim”, përmes të cilit për periudhën 2007-2013 janë realizuar 94 projekte, me buxhet prej 11,7 milion euro, Programin “Evropa për qytetarët” në të cilin vendi ynë për periudhën 2007-2013 ka marr pjesë me 58 projekte, me shumë prej 3,6 milion euro, programin “Mësim gjatë gjithë jetës dhe të rinj në aksion”, përmes të cilit në vitet 2009-2013 janë financuar 387 projekte për të cilat janë ndarë 3,1 milion euro.

Zëvendëskryeministri, iu falënderua Ambasadës Italiane dhe Grupacioni Latancio për organizimin e ngjarjes së sotme dhe përvojën e këmbyer, e cila do të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve tona në menaxhimin dhe shfrytëzimin e mundësive që ofrohen përmes Programeve të Unionit.

Programet e Unionit kanë për qëllim të nxisin bashkëpunimin mes vendeve anëtare të Unionit por edhe të vendeve kandidate mes të cilave është edhe Republika e Maqedonisë, të cilat mund të marrin pjesë në to përmes pagesës së biletit hyrës.

Qëllimi i programeve është nxitja e bashkëpunimit trans-nacional mes institucioneve qeveritare, sektorit civil, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, studentëve dhe subjekteve të tjera, në fushën e politikave sektoriale, lehtësimit të qasjes deri tek informacionet, këmbimit të përvojave në arsim, hulumtimeve, të rinjtë, kulturë, çështje sociale, donacione etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat