Numri i të prekurve nga hepatiti shkon në 283 persona

Maqedonia

Numri i të prekurve nga hepatiti shkon në 283 persona

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 18:39

Epidemia e hepatitit ose verdhëzës në Shkup shënon rënie të intensitetit.

Këtë e tregon numri i të prekurve gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, javën e fundit janë shënuar 19 raste me sëmundjen e hepatitit, 7 nga të cilët janë infektuar përmes kontakteve me persona të sëmurë.

Rastet e reja nga java e fundit e çojnë numrin e të prekurve, nga fillimi i vitit e deri sot, në 283 persona.

Nga ky numër i përgjithshëm, janë kuruar 99 persona ose 34.9 për qind, ndërsa në Klinikën Infektive vazhdojnë të jenë të hospitalizuar 25 persona.

Sipas të dhënave, numri më i madh i të sëmurëve janë nga lagjja Shuto Orizarë e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat