Shkup, huliganët sulmojnë të riun shqiptarë

Maqedonia

Shkup, huliganët sulmojnë të riun shqiptarë

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 18:48

Disa huliganë kanë sulmuar mbrëmë të riun shqiptarë nga Çairi, derisa po priste autobusin në lagjen Karposh në afërsi të qendrës tregtare City Mall. Viktima Adnan Shabani 18 vjeçar thotë se sulmi ndaj tij ka nisur pasi e huliganët e kanë kuptuar identitetin e tij dhe njëri prej tyre e ka goditur me bejsboll në fytyre dhe më pas në kokë duke i shkaktuar plagë serioze, njoftojn mediat shqiptare në Maqedoni.

“Më pyetën se çka je, i tregova se jam shqiptar. Më than mirë! U largua i pari dhe nga ana tjetër më ka ardhur një goditje në fytyrë, më ka goditur dhe kam rënë. Pastaj prapë më kanë goditur në kokë dhe jam rrëzuar për tokë. Kanë filluar të më godasin ka trupi, rreth 7-8 veta dhe më pastaj nuk mbaj mend. Kam dhimbje në fytyrë, në qafë, dhëmbët gjithashtu, buzët dhe hunda dhe gjithë ekstremitetet e trupit. Më së shumti më dhemb koka dhe më çon të vjellë dhe më merret mendja shumë”, tha Adnan Shabani, i rrahur.

Shabani nuk e përjashton mundësinë që sulmi i mbrëmshëm të jetë vepër tifozëve që kishin dalë nga përballja në hendboll në mes Metalurgut dhe Killit. Babai i tij Muharrem Shabani rastin e ka paraqitur në polici ndërsa i bën thirrje organeve kompetente që të kapin kriminelët dhe ti nxjerrin para drejtësisë.

“Ne nuk kërkojmë diçka tjetër, përveç se ata të cilët e kanë bërë të dalin para gjyqit dhe të marrin dënimin e merituar sipas ligjit. Nuk do të thotë se është vikend dhe ne mos të guxojmë të lëvizim dhe të frikohemi nga huliganët”, u shpreh Muharrem Shabani, prind.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë sulmin ndaj 18 vjeçarit i cili është regjistruar si sulm dhe grabitje ndaj viktimës e jo si incident ndëretnik. Nga MPB-ja thonë se punohet për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat