Maqedoni, rrogat më të larta për 4%

Maqedonia

Maqedoni, rrogat më të larta për 4%

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 09:31

Në Maqedoni prej sot punonjësit e administratës shtetërore dhe buxhetorët do të kenë paga më të larta për 4 për qind.
Kjo rritje pagash është miratuar nga Qeveria në kuadër të programit të saj për rritjen e pagave 2014 – 2018. Në kuadër të këtij planifikimi, nga viti i ardhshëm fillon edhe rritja e pensioneve dhe ndihmave sociale për 5 për qind. Rritja e rrogave u promovua nga kryeministri Nikola Gruevski me rastin e 100 ditëshit të qeverisë së tij të re.

Në bazë të përllogaritjeve është publikuar nga disa media edhe përllogaritja e rrogave që kanë qenë deri tani dhe ato të rritura prej sot për 4 për qind . Sipas llogaritjeve rrogat në vlerë denari rriten për 600 denarë (rreth 10 euro) tek pagat e ulëta, ndërsa për 1600 denarë (27 euro) tek pagat më të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat