Drejtuesi i VMRO-së takohet me ekipin Partisë Komuniste të Kinës

Maqedonia

Drejtuesi i VMRO-së takohet me ekipin Partisë Komuniste të Kinës

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 12:48

Partia maqedonase në pushtet ka realizuar një takim me një delegacion të partisë Komuniste të Kinës.
Në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë është delegacioni i Republikës Popullore të Kinës të kryesuar nga Zhoi Li, përfaqësues i Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.
Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitrev, u diskutua për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.
Mysafirët u njoftuan për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe në rajon. Ata u shprehën të kënaqur me bashkëpunim të përforcuar mes dy vendeve. Delegacionet e të dy palëve kanë gjetur një varg të mundësive për bashkëpunim në të ardhmen./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat