Veliu: Maqedonia është çliruar pjesërisht

Maqedonia

Veliu: Maqedonia është çliruar pjesërisht

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 11:40

Këtë vlerësim Veliu e ka bë në manifestimin e mbajtur në fshatin Kollarë të Kërçovës, duke përkujtuar veprën dhe angazhimin e dëshmorit Beqir Limani

Maqedonia në vitin 2001 është çlirua pjesërisht, vlerëson ish përfaqësuesi i lartë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fazli Veliu, aktualisht zyrtar i partisë shqiptare në pushtet, BDI. Këtë vlerësim Veliu e ka bë në manifestimin e mbajtur në fshatin Kollarë të Kërçovës, duke përkujtuar veprën dhe angazhimin e dëshmorit Beqir Limani.

“Ai furnizoi me armë Sharrin në drejtim të Kaçanikut, armë të cilat krisën për herë të parë nga Agim Bajrami me shokë, n Drenicë, Llap e Dukagjin dhe ato armë pastaj erdhën këtu dhe pjesërisht e çliruan vendin tonë”, ka thënë Veliu.

Me këtë rast Veliu ka folur edhe për kontributin e Beqir Limanit në çlirimin e Kosovës, si dhe në ngritjen e strukturave të para të UÇK-së.

“Ai arriti të bëjë atë që nuk e bënë shumë njerëz, të shembë themelet e institucioneve të asaj kohe, të gjykatave dhe të policisë, në Kërçovë, Gostivar, Përlepë e Kumanovë, duke i lënë gojëhapur të gjithë ata që mendonin se kishin ushtri e polici për të mbrojtur. Por ai kishte një kujdes të veçantë, që të mos godasë asnjë fëmijë dhe civil në sulmet e tij”, theksoi Veliu.

Vlerësimi i Veliut është bë në të njëjtën kohë kur është shpallur Republika e Iliridës dhe është në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë. Kjo nuk është hera e parë që ish deputeti Veliu, të paraqitet me qëndrime të cilat bien ndesh me qëndrimet e partisë së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat