Çairi- Komuna me mbi 90% shqiptarë nuk lejohet të ketë shkolla me emra shqip

Maqedonia

Çairi- Komuna me mbi 90% shqiptarë nuk lejohet të ketë shkolla me emra shqip

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 21:25

Golgota e ndryshimit ose jo të tre shkollave të Çairit nga heronjë maqedonas në personalitete shqiptare po vazhdon ende, Edhe pse Komuna e Çairit një Komunë pothuajse shqiptare nuk i lejohet nga pushteti qendror të bëjë as ndryshimin e emrave të shkollave. Shtrohet pyetja a është kjo situatë konform Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dhe konform ligjit për decentralizim të pushtetit lokal ose vetëm dëshirë e Kryeministrit maqedonas i cili tregon nacionalizëm të skajshëm duke insistuar dhe bërë presion në Ministrin aktua të arsimit i cili edhe pse ka ingerenca për të bërë ndryshimin refuzon ta bëjë në praktikë.

Ministri i Arsimit Ademi arsyetimin për mos firmosjen e ndryshimit të emrave në gjuhën shqipe e ka shpjeguar se nuk don ti prishë mardhëniet ndëretnike “Sigurisht që unë jam duke e shqyrtuar këtë mundësi dhe në momentin e parë kur do të kem harmonizim dhe përkrahje të gjithë faktorëve në këtë rast por edhe në momentin kur do të konsideroj se vendimi ministrisë së arsimit dhe shkencës nuk do të shkaktoj reagim negativ dhe nuk do të ketë ndikim në marrëdhëniet jo vetëm ato ndëretnike por edhe në marrëdhëniet në përgjithësi në shoqëri, unë të njëjtin edhe do ta nënshkruaj”, deklaroi kohë më parë Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit. Ironia e problemit qëndron në faktin se vetëm shqiptarët i shqetson fakti i mos prishjes së mardhënieve ndëretnike dhe jo Kryeministrin Gruevski i cili ka pothuajse gjith pushtetin dhe sovranitetin mbi komunitetin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat