Fillon projekti 'Alo mjek'

Maqedonia

Fillon projekti 'Alo mjek'

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:39

Me projektin e Qeverisë "Alo mjek", i cili do të fillojë prej sot, qytetarët do të munden në numrin e telefonit 15-123 të konsultohen për një gjendje të caktuar shëndetësore apo simptoma që i ndjejnë.

Në projektin, siç njoftoi të shtunën ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, janë të kyçur mjekë specialistë me së paku 10 vite përvojë që është ndryshe nga dispeçerët të cilët lajmërohen në Ndihmën e shpejtë mjekësore të cilët janë mjekë të përgjithshëm, ndërsa disa nga specialistët janë edhe mjekë të sapopensionuar", theksoi Todorov.

Todorov me këtë rast ka sqaruar se në projekt përfshihen të gjithë mjekët nga klinikat e Shkupit dhe entet shëndetësore në qytet, të cilët do të punojnë nga një ndërrim në muaj në koll-qendrën "Alo mjek", nga katër orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat