Kuvendi do ta mbajë seancën e 15-të

Maqedonia

Kuvendi do ta mbajë seancën e 15-të

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:38

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta fillojë seancën e 15-të në të cilën do të shqyrtohet propozim-ligji për rezerva të obligueshme të naftës.
Deputetët do të diskutojnë për ndryshimet e Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë, të ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor, të gjitha në lexim të parë.
Në rendin e ditës janë edhe ndryshimet e Ligjit për shëndet publik, të ligjit për siguri në furnizimin me gjak, të ligjit për studime mjekësore dhe në vazhdimësi përkryerja profesionale e mjekëve të mjekësisë.
Kuvendi do t'i shqyrtojë edhe propozim ndryshimet e Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim vendimi për shkarkim të anëtarit të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës.

Në lexim të dytë do të shqyrtohen ndryshimet e ligjit për revizion, të ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, të ligjit për shoqëri tregtare, të Ligjit për ndërmarrje publike, të ligjit për automjete dhe të Ligjit për sport.

Sipas procedurës së shkurtuar në rend të ditës në seancën e 15-të janë plotësimi i Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ndryshimet e Ligjit për borxh publik dhe të ligjit për lojërat e fatit dhe të lojërave argëtuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat