Antonio Samaras: Maqedonishten e shpikën komunistët

Maqedonia

Antonio Samaras: Maqedonishten e shpikën komunistët

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 14:43

Kryeministri i Greqisë, Andonis Samaras në Parlamentin Europian në Strazburg tha se gjuha maqedonase është e shpikur nga komunistët.

Këtë përgjigje ka dhënë Samaras, pasi i është drejtuar pyetja se çfarë do të bëhet me çështjen e zgjidhjes së emrit me Maqedoninë dhe probleme që kanë Shkupi me Athinën.

"Injorova se gjuha maqedonase ekziston. Procesi i integrimit nuk është bëhet sipas orarit, por sipas meritave. Në Këshillin e Evropës vendosëm që të mos çelim negociata me shtetet të cilat edhe sot nuk i kanë përmbushur kriteret, sepse me këtë do vihej në pikëpyetje kredibiliteti i tërësishëm i procesit të zgjerimit të BE-së. Tani kur ma keni shtruar pyetjen, dua të shtoj se, kur mos lëshuarja pe e zëvendëson dialogun, gjërat bëhen shumë të vështira për t’u zgjidhur. Sa i përket Greqisë, në vlerësojmë se “Shkupi” është treguar shumë e ngrut në qëndrim duke mos lëshuar pe, dhe kjo është shenjë jo e mirë jo vetëm për Greqinë por për gjithë borën”, ka deklaruar Samaras, raporton agjencia shteterore e lajmeve "MIA".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat