Nga një reformator i madh në një “diktator të vogël”

Maqedonia

Nga një reformator i madh në një “diktator të vogël”

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 12:15

Tetë vite të plota pasi kishte ardhur në pushtet në Maqedoni, për kryeministrin Gruevski nga imazhi i një reformatori në mediat e perëndimore nuk ka mbetur aspak. Përkundrazi.
Demokracia e ka humbur kuptimin e vet në Maqedoni, ka vlerësuar Ervan Fuere, ambasador i BE-së me stazh më të gjatë në Maqedoni duke i komentuar zgjedhjet në muajin prill të cilat sollën edhe një fitore bindëse të partisë VMRO DPMNE. Në fillimin e mandatit të Fueresë në nëntor të vitit 2005, Maqedonia fitoi statusin kandidat për anëtarësim në BE dhe konsiderohej si tregim i rrallë i suksesshëm në Ballkan. Fuere u largua nga funksioni i tij në vitin 2011 i zhgënjyer dhe kritik ndaj asaj që vendi në ndërkohë ndryshoi shumë.
Në një kolumnë për “Balkan Insight” do të vlerësojë se VMRO DPMNE e shndërroi Maqedoninë në “shtet ku qeveria i kontrolloi të gjitha mënyrat e fuqisë, sidomos gjykatat dhe procesin zgjedhor, nuk toleron asnjë zë kritik dhe përdor kërcënime dhe frikë që ta vendosë pushtetin e saj nda shoqërisë”.
Entuziazmi i madh i votuesve mnaqedonas të cilët i dhanë mbështetje të madhe në vitin 2006 Nikolla Gruevskit në medita perëndimore dhe ato gjermane u cilësua si “remormator”, “Realist në Shkup”, “Pragmatik i orientuar kah perëndimi”, por pas tetë viteve nga dita kur e filloi mandatin Gruevski si kryeministër më 27 gusht 2006, portretizimi i tij nga mediat perëndimore ka ndryshuar shumë.
Për së fundi herë kur nja gazetë me ndikim evropian ka shkruar për Maqedoninë, gazeta zvicerane “Neue Zuricher Zeitung” kishte publikuar portret të Gruevskit duke shkruar për situatën në Maqedoni, mbi fotografinë e kryeministrit maqedonas qëndronte titulli “Diktatori i vogël”./DW/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat