Ivanov do të marrë pjesë në inaugurimin e Erdoganit

Maqedonia

Ivanov do të marrë pjesë në inaugurimin e Erdoganit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 14:58

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndrojë në Ankara të Turqisë, ku do të marrë pjesë në inagurimin e presidentit të ri të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti Ivanov, qëndrimin e tij në Republikën e Turqisë do ta shfrytëzojë edhe për vizitë të disa kompanive turke, ndërsa do të marrë pjesë edhe në forumin e biznesit në zonën industriale në Ostim, afër Ankarasë, kumtoi Kabineti i shefit të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat