PPD: Deputetët shqiptar po i harrojnë detyrat e tyre, po merren me praktikimin e kik boksit

Maqedonia

PPD: Deputetët shqiptar po i harrojnë detyrat e tyre, po merren me praktikimin e kik boksit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 14:28

Partia për Prosperitet Demokratik ka reaguar pas rrahjes së deputeteve shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë.
Sipas PPD, këta deputetë po i harrojnë detyrat dhe obligimet e tyre të marrura nga elektorati dhe merren me praktikimin e kik boksit!

Gjithashtu, PPD i ka ftuar deputetët shqiptarë që të bëjnë përpjekje vetanake që ofendimet reciproke dhe sharjet e përditshme ti zëvendësojnë me fjalorin e mbrojtjes së të drejtave politike të shqiptarëve.

“Partia për Prosperitet Demokratik me shqetësim të madh i ndjek ngjarjet që ndodhën në parlamentin e maqedonisë ku deputetët e zgjedhur nga populli i harrojnë detyrat dhe obligimet e tyre të marrura nga elektorati dhe merren me praktikimin e kik boksit!
Kjo sjellje e deputetëve shqiptarë qartazi tregon se kur demagogjia politike dhe mashtrimi i elektoratit bëhen platformë politike dhe nga ana tjetër mungojnë ofertat reale politike sjelljet e këtilla të deputetëve do të jenë përditshmëri e jona.
PPD fton deputetët shqiptarë që të bëjnë përpjekje vetanake që ofendimet reciproke dhe sharjet e përditëshme ti zavendësojnë me fjalorin e mbrojtjes së të drejtave ekonomike, sociale,kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë në përgjithësi për të cilën gjë e kanë marrur edhe mandatin e popullit”, thuhet në reagimin e PPD. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat