Gafur Adili: Shqiptarët rrihen, sllavo-maqedonasit fërkojnë duart!

Maqedonia

Gafur Adili: Shqiptarët rrihen, sllavo-maqedonasit fërkojnë duart!

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 22:42

Pas ngjarjeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë, në përleshjen mes deputetëve të BDI-së dhe atyre të PDSH-së, ka reaguar edhe Gafur Adili.
Po ju sjellim reagimin e tij të plotë dërguar portalit TetovaSot:
“Skenat, jo të rralla, të rrahjeve me grushta e shqelma të deputeteve shqipfolës të DUI (BDI) dhe PDSH në Kuvendin e IRJM (FYROM), të nxitura nga dy shefat e tyre (Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi), i irritojnë të gjithë shqiptarët, jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën IRJM, por edhe shqiptarët e Shqipërisë Etnike.
Shqiptarët e trë gjitha trojev e të Shqipërisë Etnike dhe të mërgatës (diasporës) shqiptare përfundimisht duhet të vetëdijësohen se dy liderët e dy partive politike (iu thençin shqiptare), Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, përmes skemave të tilla mafioze, duke i nxitur veglat (deputet) e tyre që të rrihen dhe sllavo-maqedonasit të fërkojnë duart, po përmbushin një nga detyrat e tyre karshi shefit të tyre të përbashkët, të Drejtorit të Shërbimit Sekret sllavo-maqedonas (DBK), Sasha Mikajllov, djalit të serbofilit Nikola Gruevski.
Shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën IRJM përfundimisht duhet të distancohen dhe edhe t’i braktisin dy partitë e dy shërbëtoreve (Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi) të kryemafiozit Sasha Mikajllov”, thuhet në reagimin e Gafur Adilit.
Gafur Adili (magjistër i shkencave juridiko-ekonomike) është nga Kërçova e Shqipërisë Lindore nën IRJM dhe që nga viti 2003 jeton e vepron në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat