FMN: Borxhi jashtëm i Maqedonisë është 44,8%

Maqedonia

FMN: Borxhi jashtëm i Maqedonisë është 44,8%

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 20:52

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi shumën e borxhit publik të Maqedonisë. Ai është 44,8% e Prodhimit BrutoVendor ose 3 miliardë e 584 milionë euro. Në këtë borxh nuk hyn borxhi i ri i Qeverisë prej gjysmë miliardë euro përmes euroobligacionit. Nëse shtohen edhe këto para, atëherë borxhi publik i shtetit, në të cilin përveç borxhit të Qeverisë, hyjnë edhe borxhet e Bankës Popullore, Bankës Maqedonase për Zhvillim dhe Rindërtim, komunat dhe ndërmarrjet jofinanciare, atëherë borxhi rritet në 51% të Prodhimit Bruto Vendor, që e çon në mbi 4 miliardë euro borxhin e përgjithshëm. Rreth borxhit alarmi ka arritur edhe nga Bordi ekzekutiv i FMN-së në mbledhjen e 1 korrikut të këtij viti.

“Drejtorët e inkurajojnë autoritetet ta realizojnë qëllimin e caktuar të deficitit për pushtetin qendror në vitin 2014 si hap i parë drejt sigurimit të konsolidimit që duhur të ketë një trajektore të qëndrueshme të borxhit publik. Drejtorët porosisin autoritetet të përcaktojnë masa për përkrahje dhe përshtatje fiskale që të zvogëlohen rreziqet”.

Ndryshe, borxhi i Qeverisë qendrore sipas FMN-së është 36,4 %, por me gjysmë miliardë eurot nga euroobligacionet, ky borxh rritet në 42,6%, ose në 3 miliardë e 412 milionë euro.
Ndryshe, kjo informatë nga FMN-ja është e para për borxhin e përgjithshëm publik të Maqedonisë pas disa viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat