Thaçi: Të vazhdojmë me kultivimin e vlerave fetare e kombëtare

Maqedonia

Thaçi: Të vazhdojmë me kultivimin e vlerave fetare e kombëtare

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 13:55

Me një telegram urimi besimtarëve mysliman u është drejtuar edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

“Sakrifica dhe devotshmëria që karakterizojnë këtë Festë, na bëjnë të fortë për të mos devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi, duke vazhduar me angazhimet e mëtejshme si dhe me kultivimin e vlerave tona fetare dhe kombëtare.

Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë! Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ua uroj gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit me shumë shëndet dhe mbarësi. Qofshi të gëzuar gjithmonë!”, shkruan Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat