Aksidenti banal në qendër të Strugës krijon kaos

Maqedonia

Aksidenti banal në qendër të Strugës krijon kaos

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 00:38

Pushimet dhe festa e Fitër Bajramit, ka sjellur në Strugë një numër relativisht të madh të bashkëatdhetarëve tanë me punë të përkohshme në vendet europerëndimore dhe tejoqeanike.

Ardhja e një numri aq të madh të bashkëatdhetarëve tanë për këto festa dhe pushime, e poashtu edhe për nje numër të madh dasmash, fejesash e synetesh si dhe gëzimeve të ndryshme familjare, nuk mbetet pa shënuar në forma të ndryshme në qytetin dhe komunën e Strugës, sepse shumica e tyre kanë ardhur me autoveturat e tyre.

Shtimi i numrit të qytetarëve që lëvizin rrugëve të Strugës ka shtuar edhe qarkullimin nëpër shitore nga ato të ashtuquajtura “99” e deri tek butiqet e brendeve botërore si dhe nëpër objektet hotelierike. Kjo vërehet sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur shetitorja e qytetit është përplot shetitës ndërsa lokalet përplot.

Poashtu, vërehet edhe një fluks më i madh i qarkullimit të autoveturave nëpër rrugët e qytetit e sidomos në qendër dhe buzë Drinit të Zi, për shkak të mungesës së hapsirave të mjaftueshme të parkingjeve në qendër të qytetit, ku pos sheshit “Nënë Tereza” dhe një pjesë e rrugës përballë Postës dhe ndërtesës së komunës së Strugës, në qendër është shumë vështirë të gjindet parking në çdo kohë.

Kjo tollovi në komunikacion në rrugën kryesore shkakton edhe nervozizëm të një shkalle relativisht të lartë të pjesëmarrësve në komunikacion, që mbase nuk është rast vetëm në Strugë por është gjendje që mbretëron në të gjitha qytetet e Maqedonisë perëndimore, raporton INA.

Nga një pakujdesi, ose një nervozizëm i tillë është shkaktuar një aksident në qendër të qytetit, përballë postës dhe ndërtesës së komunës së Strugës, ku nuk ka pasë as lëndime e as dëme të mëdha materiale, që për disa caste ka krijuar shumë tollovi në komunikacion, përderisa nuk është zgjidhur problemi që sipas pjesëmarrësve në komunikacion ka qënë krejt banal, që shihet edhe në foto. Më në fund me ndërhyrjen e pjestarit të policisë rrugore, palët ranë dakord për kompensim të dëmit të shkaktuar dhe rruga u lirua, por kjo len të pohohet dhe të shtrohet si nevojë imedijate që Strugës i nevojitet një kato-garazhë mbase edhe me kapacitet shumë më të madh, për të shmangur situate të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat