Maqedonia nuk e voton rezolutën e OKB-së për Gazën

Maqedonia

Maqedonia nuk e voton rezolutën e OKB-së për Gazën

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 10:40

Ndërkohë që në Maqedoni, sidomos ndër shqiptarë vazhdon tmerrimi me atë që po ndodh në Gaza të Palestinës, dhe shumë njerëz shfaqin përkrahje publike për Gazan (sidomos edhe në rrjetet sociale me hashtagun #‎SupportGaza‬), mbeti si e pa shënuar fakti që Maqedonia (Qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI), ishte njëra nga shtetet që votoi vetëm me abstenim, për rezolutën e fundit të OKB-së. Rezolutë kjo ku dënohen krimet mbi civilët në Gaza, dhe ku shumë shtete anëtare të OKB-së votuan pro sjelljes të kësaj rezolute, raporton portali Almakos.
Duke marrë parasysh faktin se në mesin e atyre që solidarizohen me vuajtjet e Palestinës, ka edhe shumë politikanë shqiptarë nga Maqedonia, bile edhe nga ata në pushtet, nga rradhët e BDI-së, që në vende normale demokratike do ishin marrë në përgjgjësi publike për votimin e kësaj rezolute, parashtrohet pyetja sa e dinë këtë gjë në BDI? Sa kanë qenë mu ata vet votues, vetëm me abstenim të kësaj rezolute në emër të qytetarëve shqiptarë, që i kanë votuar ose edhe të krejt shqiptarëve nga Maqedonia, për të cilët ata shpesh pretendojnë se i përfaqësojnë politikisht?!
Apo bëhet fjalë për një strukturë politike injorante që shumë shpejtë nuk u përzi dhe nuk diti çka është kushtetuta, e le më të dijë se çka është rezoluta?! Kjo pasi gjatë ndërrimit të fundit të Kushtetutës së Maqedonisë, BDI fare nuk kishte ndonjë angazhim politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat