Qytetarët marrin kredi për të blerë “bukë”!

Maqedonia

Qytetarët marrin kredi për të blerë “bukë”!

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 10:21

Në muajin qershor me gjysmëvjetorin e parë ekonomik, plasmani i përgjithshëm i bankave ka arritur në nivelin prej 3 miliardë e 955 milionë euro. Në krahasim me muajin maj, sipas të dhënave më të reja në bankës Popullore, mundësia për kredi është rritur për 51.5 milionë euro.

Analiza e numrave të Bankës popullore të Maqedonisë tregon se në muajin maj ka rritje edhe të kredive devizore por edhe atyre në denarë. Kështu që saldo e kredive në denarë kapë vlerën prej tre miliardë euro, përderisa kredia në deviza arrin vlerën prej 900 milionë euro, njofton “Zhurnal”.

Në të njëjtën kohë, të dhënat e muajit qershor të Bankës Popullore tregojnë se ka rritje edhe në saldon e kredive jofunksionale. Kështu që në gjysmën e parë të vitit, niveli i kërkesave të dyshimta dhe problamtike është rritur në 458 milionë euro përkatësisht në muajin maj është rritur për 2.5 milionë euro.

Pas përfundimit të gjashtë muajve të parë të këtij viti, amvisëritë, ose popullata në bazë të kredive bankave iu ka borxh 1.6 miliardë euro.

Është regjistruar rritje e lartë e kredive shpenzuese niveli i të cilës ka arritur më shumë se 73 milionë euro. Rritje ka edhe te kreditë banesore, kurse në muajin qershor është shënuar zvogëlim i ri i në borxhin e kredive për automobilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat