Ali Ahmeti nuk paska vdekur! Sot privatizoi politikisht Shkodran Mustafin duke dhuruar fanella me foton e tij

Maqedonia

Ali Ahmeti nuk paska vdekur! Sot privatizoi politikisht Shkodran Mustafin duke dhuruar fanella me foton e tij

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 17:04

Ali Ahmeti nuk paska vdekur! Sot privatizoi politikisht Shkodran Mustafin duke dhuruar fanella me foton e tij

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, priti në një takim lamtumirës Ambasadoren Gjermane në Maqedoni, Zonjën Gudrun Shtajnaker.

Ahmeti que ishte fshehur nga populli prej shumë kohësh i dhuroi Ambasadores Shtajnaker një fanellë të veçantë me fotografinë e lojtarit me prejardhe shqiptare në kombëtarën gjermane, Shkodran Mustafi, me gjestikulacionin e shqiponjës dykrenare, fotografi kjo e bërë menjehërë pas shpalljes kampion bote.

Kryetari Ahmeti shprehu urata për fitoren e Gjermanisë në botërorin në Brazil dhe theksoi që edhe shqiptarët i janë gëzuar këtij suksesi.

Lideri i BDI-së gjithashtu përshëndeti deklaratën e sotme të Kancelares Gjermane Anxhela Merkel në Dubrovnik e cila shprehu pëkrahjen gjermane për nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe arritjes së kompromisit me fqiun tonë jugor.

Ahmeti dhe Ambasadorja Shtajnker gjithashtu ndanë shqetësim për protestat në të cilat u manifestua dhunë, Kryetari Ahmeti theksoi që BDI është e përkushtuar për transparencë të plotë të gjyqësorit në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor, por edhe mbikqyrje eksperte ndërkombëtare në rastin Monstra.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet partner i përkushtuar i komunitetit ndërkombëtar në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Brukseli në sferën e sundimit të ligjit, por edhe të mirëmbajtjes së marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.

Ai i uroi Ambasadores Gudrun Shtajnaker suksese në punën e mëtutjeshme dhe e falëmnderoi për kontributin e saj gjatë mandatit në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat