Qeveria fshihet pas donatorëve për përmendoret e reja

Maqedonia

Qeveria fshihet pas donatorëve për përmendoret e reja

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 16:20

Pesë përmendoret që do të vendosen përgjatë lumit Vardar në qendër të qytetit në Shkup sot ka tërhequr vëmendjen e këshilltarëve komunal që ka diskutuar për ligjshmërinë e vendosjes së përmendoreve të reja.

Këshilltarëve nuk u është treguar se cila është shoqata që paraqitet si donator dhe pse donatorët nuk paraqiten në publik.

Sipas këshilltarëve të opozitës, procedura shoqërohet më momente të dyshimta për shkak se as ligji nuk lejojnë që vetëqeverisja lokale të sjellë vendime për përmendoreve me rëndësi shtetërore dhe nacionale.

Këshilltarët opozitar dyshojnë se përmendoret e reja që duhet të vendosen në qendër të qytetit janë të porositura, por nuk morën përgjigje se kush është porositësi. Këshilltari Damjan Mançevski, ka nxjerr konkludimin se porositësi është qeveria e cila keqpërdorë shoqatën që paraqitet si donator, për të cilën edhe vetë kryetari Koçevski nuk e dinë se kush është.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat