Protesta në Vienë të Austrisë në mbështetje të Shkupit (FOTO)

Maqedonia

Protesta në Vienë të Austrisë në mbështetje të Shkupit (FOTO)

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 15:34

Sot (e shtunë) më shumë se 300 shqiptarë janë duke protestuar para ambasadës së Maqedonisë në kryeqytetin e Austrisë, Wien,e cila gjendet në rrugën Kinderspitalgasse 5, në mbështetje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni për rastin “Monstra.

Protestuesit po mbajnë flamuj kuqezi dhe simbole kombëtare, ndërkohë që janë dëgjuar edhe thirrjet në përkrahje të shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, si: “Shkupi jemi me ty”, “Shkupi është i yni”,
“Poshtë Qeveria”, “Poshtë Ali Ahmeti”, UÇK-UÇK, “Poshtë Gjykata”, “Shqipëri Etnike” e të tjerë.

Mësojmë se brohoritjet më të shpeshta që po dëgjohen janë UÇK, UÇK, ndërsa para ambasadës dhe rreth protestuesve ka policë të shumtë. Protesta do të zgjasë deri në orën 15:00.





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat