Ivanov, djegia e flamurit maqedonas dëmton Kosovën

Maqedonia

Ivanov, djegia e flamurit maqedonas dëmton Kosovën

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 22:07

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot nga Ohri është shprehur për protestat për rastin “Monstra” dhe ka theksuar se përherë ka qenë në kontakt me institucionet rreth të gjitha ngjarjeve, si dhe ka gjykuar të gjitha aktet e dhunës në protesta, transmeton A1.on.
Protesta janë të lejuara gjithkund, megjithatë dhuna askund nuk tolerohet dhe për këtë institucionet përkatëse ndërmarrin masat e duhura për të të ndalur dhunën. Të gjitha pyetjet mund të zgjidhen nëpërmjet institucioneve, ka thënë Ivanov.

Ai ka shtuar se çdokush që mendon se vendimi i gjyqit nuk është në rregull dhe kanë çfarëdo njohurie, këtë mund ta bëjnë nëpërmjet rrugës së rregulluar juridikisht.

Rreth deklaratave nga rajoni, si dhe për djegien e flamurit maqedonas në Kosovë, Ivanov ka theksuar se nuk duhet të harrohet gjithë ato që Maqedonia ka bërë për formimin e shtetit të Kosovës.

“Në Kosovë, me akte të atilla, posaçërisht me djegien e flamurit, ata më shumë i bëjnë dëm vetes. Të gjithë e dinë se çka ka bërë Maqedonia ta ndihmojë Kosovën që të arrijë shtetësinë. Çdo akt i tillë i tyre do të ndikojë në paraqitjen e tyre se si do ti shikojnë jashtë nëpër botë”, ka deklaruar Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat