Ahmeti shpreson se Gjykata e Apelit do të vendos drejtësi për rastin “Monstra”

Maqedonia

Ahmeti shpreson se Gjykata e Apelit do të vendos drejtësi për rastin “Monstra”

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 15:58

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav.

Ahmeti dhe Orav diskutuan rreth situates së krijuar në vend pas shqiptimit të dënimit ndaj 6 personave me burg të përjetshëm për rastin Monstra.

Ambasadori Orav theksoi që Brukseli zyrtar po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Maqedoni në lidhje me këtë rast bashkë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vend.

Kryetari Ahmeti ritheksoi nevojën që pakënaqësia të manifestohet me qetësi në mënyrë që ky rast të mos ndërlikohet dhe vështirësohet edhe më tepër. Ahmeti shprehu pritjet që Gjykata e Apelit do të merr parasysh të gjitha shqetësimet shoqërore në lidhje me zhvillimin e gjykimit në rastin Monstra dhe do të vendos drejtë.

Kredibiliteti i lëkundur i këtij procesi mund ta rikthej besimin e opinionit vetëm nëpërmjet të një procesi transparent ku do të prezantohen provat dhe faji do të dëshmohet. Ky proces duhet të mbikëqyret nga ekspert të komunitetit ndërkombëtar me përvojë që do të kanë qasje të plotë gjatë gjithë procesit dhe në të gjitha dëshmitë.

Kryetari Ahmeti theksoi që i kupton përpjekjet e forcave politike si dhe atyre që pretendojnë në të ardhmen të bëhen të tillë që ta shfrytëzojnë këtë pakënaqësi të qytetarëve, por shpreson që ky shfrytëzim i situatës mos të nënkupton edhe nxitje të dhunës.

Është përgjegjësi e përbashkët që të identifikohen dhe tejkalohen përpjekjet për drejtësi selektive, por edhe gjykatësit dhe prokurorët që kryejnë detyrat e tyre pа ngarkesa në mënyrë që të rritet besueshmëria e qytetarëve në proceset gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat