Është gjetur Milazim Gafurri, i rrëmbyer në Libi

Maqedonia

Është gjetur Milazim Gafurri, i rrëmbyer në Libi

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 18:56

Ministria e jashtme e Maqedonisë thotë se dy prej tre punëtorëve ndërtimorë, që janë rrëmbyer të shtunën në mëngjes në Libi, janë gjetur të gjallë nga autoritetet në Tripoli.
Në këtë kuadër, autoritetet e Libisë e kanë gjetur shtetasin e Maqedonisë dhe atë të Bosnjës.

Nuk është përmendur shtetasi italian, i cili ishte rrëmbyer së bashku me këta të dy. Të gjithë ata ishin punëtorë të një kompanie ndërtimore italiane në Libi.

Ministria e jashtme e Maqedonisë tha se personi nga Maqedonia është Milazim Gafurri, 29 vjeçar, dhe tash ai gjendet në Ambasadën italiane në Tripoli.

Të tre personat ishin rrëmbyer në qytetin Zuvara afër kufirit me Tunizinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat