Maqedonia po ushtron terrorizëm shtetëror ndaj shqiptarëve

Maqedonia

Maqedonia po ushtron terrorizëm shtetëror ndaj shqiptarëve

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 16:59

Tragjedia që po u ndodh shqiptarëve të Maqedonisë është tragjedi që duhet prekur edhe shqiptarët e tjerë në trojet tjera, e sidomos ata të Kosovës e Shqipërisë. Sikur të mos ju mjaftonte dhuna e regjimi maqedonas, shqiptarët atje po ndihen të lënë anash dhe të harruar edhe nga shqiptarët, qoftë ata që gëzojnë pozita në Maqedoni, qoftë ata fqinjë.

Edhe të hënën ka vazhduar protesta në Maqedoni në disa qytete, derisa bëhet thirrje për protestë çdo ditë. Për ditën e martë pritet edhe një protestë në Prishtinë, para ambasadës maqedone. “Plisat” kanë bërë një paralajmërim për një protestë para kësaj ambasade në shenjë solidarizimi me shqiptarët në Maqedoni.
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar të hënën se asnjë shtet nuk i përkrah protestat në të cilat përdoret dhuna. Ai duke komentuar protestat pas vendimit të gjyqit kundër rastit “Monstra” ka theksuar se shteti dhe institucionet kanë kapacitet të përballen me këto lloj situata, por edhe me situata edhe më të këqija.

Kosova dhe Shqipëria i harrojnë shqiptarët në Maqedoni

Sipas tij, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) po punon profesionalisht dhe po kryen detyrat dhe ka porositur se shteti nuk do të lejojë që protestat të eskalojnë deri në atë masë që të kërcënohen interesat e qytetarëve ose të institucioneve.

“Ekzistojnë grupe të ndryshme të cilat po mundohen t’i derdhin zjarrit vaj për shkak të ndonjë agjende personale, e cila nuk është shtetërore”, ka thënë Gruevski.

Për më shumë se tre ditë shqiptarët në Maqedoni protestuan kundër vendimit për procesin gjyqësor “Monstra”, e tek të hënën kryeministri në largim Hashim Thaçi u solidarizua me shqiptarët atje. Përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e Kryeministrisë së Kosovës, kërkohet dialog mes palëve në Maqedoni për tejkalimin e problemeve. Sipas deklaratës së Qeverisë, Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet me përpikëri për të shmangur dhunën ndër etnike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat