Nuri Seferi mohon grushtimin e policit maqedonas

Maqedonia

Nuri Seferi mohon grushtimin e policit maqedonas

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 22:32

Kampioni i boksit, Nuri Seferi e ka mohuar pjesëmarrjen në protestën e zhvilluar në Iliridë.
Seferi ka thënë se është përkrahës i kësaj nisme dhe së shpejti do të jetë pjesëmarrës i kësaj nisme dhe ai është i mendimit se duhet të protestohet me dinjitet

“Miq te dashur, me lejoni te ju njoftoj se une sot nuk kam qenë pjesmarres ne protesta ne Iliridë. Une jame gjithsesi perkrahes i kesaj nisme dhe se shpejti do te gjindem ne mesin tuaj, por une jam i mendimit se ne duhet te protestojme me dinjitet. Vetë grumbullimi i masave te medha dergon signale ne mbare boten dhe ne e dime se ne dekadat e fundit çdo e mire per popullin tone ka filluar me protesta paqesore. Uroj qe mos te lendohet askush, uroj qe keshtu te shkurtohet rruga jone drejt qellimit te madhe. Ju falenderoj nga zemra per kontributin tuaj.

Ata qe ushtrojne dhune ndaj popullit tone do e marin denimin e tyre, heret apo vone, per kete jam i bindur”, ka shkruar Seferi në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat