A është kampioni i boksit Nuri Seferi ai që nokautoi policin maqedonas? (Foto/ Video)

Maqedonia

A është kampioni i boksit Nuri Seferi ai që nokautoi policin maqedonas? (Foto/ Video)

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 20:53

Në protestën që sot u zhvillua në Tetovë, kundër dënimit me burg të përjetshëm të pesë shqiptarëve, një protestues nokautoi një polic duke e grushtuar rëndë. Ai përngjanë shumë me kampionin e boksit, Nuri Seferi, i cili kishte paralajmëruar pjesëmarrje në këto protesta.
Në momentin kur protestuesit po tentonin të shpërthenin kordonin e policisë, një protestues i guximshëm u përballë me forcat e rendit, duke goditur një polic me grusht në fytyrë, sikurse një profesionist i vërtetë.

Në bazë të fotografive ai ngjanë shumë me kampionin shqiptarë të boksit Nuri Seferi, i cili pas dhunës policore të përdorur ndaj protestuesve shqiptarë dy ditë më parë në Shkup, kishte paralajmëruar se do të nisej nga Zvicra, ku jeton dhe vepron për t’u bashkuar me bashkombasit e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat