Sela: Sot në Shkup, si dhuna policore serbe në 1989 në Kosovë

Maqedonia

Sela: Sot në Shkup, si dhuna policore serbe në 1989 në Kosovë

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 08:10

Edhe kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka mbajtur qëndrimi lidhur me dhunën policore të ushtruar kundër shqiptarëve në Shkup.
“Pamje qe te kujtojne vitin 1989 ne Kosove.Rrahman Morina ishte ulur kembekryq ne qeverine e dhunshme te Sllobodan Millosheviqit.Ai qeverisi vetem disa muaj ndersa “RRAHMANET” tane kane 12 vite qe qeverisin duke shkelur perdite mbi gjakun e te rinjeve dhe te rejave shqiptare. Epilog i tmerrshem i nje proteste paqesore, drejtuar kunder nje institucioni i cili rrin ne kembe fal tatimeve te po ketyre qe sot u rrahen e u malltretuan sepse kerkuan shum pak drejtesi. Dhe kishin plotesisht te drejte te protestojn perpara nje sistemi i cili dy vite me pare bastisi gjysmen e territorit shqiptar ne Maqedoni, ne kerkim te “provave” per krimin dhe qe perfundoj, me proven fjalim te nje prokurore ligsire e qe len shum pikpyetje rreth te vertetes se vrasjes se te rinjeve maqedonas tek liqeni i Smilkoves”, ka shkruar Ziadin Sela.
Megjithatë, ai ka porositur të gjithë shqiptarët që edhe pse ka padrejtësi të tilla të ruajnë gjakftohtësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat