FDSH-Deklarate: Dhuna dhe inkriminimi i shqiptarëve në Maqedoni duhet të ndalet

Maqedonia

FDSH-Deklarate: Dhuna dhe inkriminimi i shqiptarëve në Maqedoni duhet të ndalet

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 22:14

FDSH (Fronti Demokristian Shqiptar) , si lëvizje politike shqiptare qe në plan të parë ka shqiptarët dhe Shqipërinë mbi të gjitha është i shqetësuar për gjendjen e shqiptareve në Maqedoni. Inkriminim i shqiptareve dhe dhuna qe ushtrohet kundër tyre nga pala e sllavo-maqedonasve duhet të ndalë sa nuk është vonë dhe duhet t’i jepet fund linjës së vazhdueshme e të patjetërsueshme të Milloshevicit.

Vendimet e gjykatave sllavo-maqedonasve ashtu si edhe ish vendimet e gjykatave serbe, janë vendime antishqiptare e nuk janë mbi principin e barazisë e respektimit të ligjit njollojë për te gjithë.
Shqiptaret nuk mund te vazhdojnë te jetojnë ne kafaze, ne shtëpitë e tyre por me zot shtëpie të huaj.
Denojnë dhunën e policisë sllavo-maqedonasve kundër çdo shqiptari qe kërkon te drejtat politike, sociale dhe kombëtare.
FDSH, protestën e shqiptareve ne Shkup e shikon ne kuader te kërkimit te te drejtave dhe te demokracisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat