Menduh Thaçi: Gruevski e rrahu dajak për 6 vjet Ahmetin

Maqedonia

Menduh Thaçi: Gruevski e rrahu dajak për 6 vjet Ahmetin

Më: 25 prill 2014 Në ora: 00:15

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptarë në Maqedoni, Menduh Thaçi në një intervistë në Interaktiv, ka thënë se shqiptarët kaluan nëpër një ferr në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën së fundmi.

“Kaluam një ferr me 13 prill. U përdoren të gjitha mekanizmat e mundshëm të kërcënimit të votuesit shqiptarë. Nuk jemi të kënaqur me zgjedhjet. Kryesisht jam i kënaqu me protestën e hapur që u bënë shqiptarët. S’kanë lënë njeri dhe familje pa e kërcënuar. Kjo s;ka të bëjë asgjë me demokracinë dhe ky nuk është rezultat real”, tha Thaçi.

I pari i PDSH-së fajësoj mekanizmin vendimmarrës dhe ndarjen e financave, si kryesoren për shkeljen e komunitetit shqiptarë në Maqedoni.
“Mekanizmi i vendimmarrjes duhet të ndryshoj dhe mekanizmi i ndarjes të financave duhet të ndryshoj. Nga ky sistem, shqiptarët janë të shkelur. Ky është falë një programi të menduar mirë nga maqedonasit. Pa e forcuar këtë popull ekonomikisht, është iluzion të mendohet se do të vetëdijesohen shqiptarët”, shtoi ai.
Thaçi shtoi se pati takime edhe me Ahmetin dhe Gruevskin. Madje, me këtë të fundit siç u shpreh ai, kanë arritur marrëveshjeje për të bashkëqeverisur.
“Edhe Gruevski dhe Ahmeti mundoheshin të më mashtronin, por unë me kohë kuptova që ka zgjedhje të parakohshme. Do të bashkëqeverisim me VMRO-DPMNE, pas marrëveshje me Gruevskin”, shtoi Thaçi.
Lideri i PDSH-së, u shpreh i bindur se rivalin e tij politik, Ali Ahmetin dhe BDI-në e tij, e votojnë maqedonasit.
Ai ka thënë se Greuvski është mësuar ta “rrah dajak për gjashtë vjet Ali Ahmetin”. “Me neve nuk do të ndodh kështu”, ka thënë ai, duke shtuar se pret që të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme me Gruevskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat