Zaev: Gruevski është kapur me presh në dorë

Maqedonia

Zaev: Gruevski është kapur me presh në dorë

Më: 24 prill 2014 Në ora: 11:46

“Gruevski nuk mund të jetë më në qeveri. Është kapur në kriminalitet, opinion këtë e ka dëgjuar dhe shikuar. Ne jemi vend kandidat për anëtarësim në BE, kriminaliteti nuk mund të kalojë pa u dënuar”, tha Zoran Zaev në tubimin e mbajtur mbrëmë në Prilep.

Ai, u bëri thirrje punëtorëve të administratës, bujqve dhe rasteve sociale të mos lejojnë të jenë të nënçmuar dhe frikësuar se do të mbeten pa punë, pa subvencione dhe ndihma sociale.

“Subvencionet janë e drejtë ligjore, ata ju takojnë në mënyrë ligjore dhe askush nuk duhet të ju nënçmojë në atë mënyrë”, vijoi kreu socialdemokrat Zaev.

Në tubimin e LSDM-së, në Prilep, foli edhe kandidati për president Stevo Pendarovski ku kërkoi dalje më të madhe në votime në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke ju drejtuar edhe votuesve shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat