Thaçi: PDSH-ja do ti ndaloj 'zollumet' ndaj shqiptarëve

Maqedonia

Thaçi: PDSH-ja do ti ndaloj 'zollumet' ndaj shqiptarëve

Më: 23 prill 2014 Në ora: 23:06

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë mbajti tubim në qytetin e Dibrës, e cila është e ndarë në dy zona zgjedhore edhe atë në zonën 5 dhe 6. Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili ripërsëriti edhe njëherë qëndrimi se edhe sikur të jetë edhe vetëm tek deputetë, përsëri PDSH-ja do jetë në qeveri. Në lidhje me votat e pakta që mori në Dibër në 13 Prill, ai u shpreh s’është plotësisht i informuar mbi kërcënimet që ua kanë bërë disa anëtare të partisë në pushtet.

“Vazhdojnë ët merren me ëndrra se mund të jenë në qeveri. Ju sot e keni ndjek deklaratën time publike të saktë dhe të qartë, se pjesë e qeverisë do të jenë shqiptarët edhe atë shqiptarët e partisë e më të madhe shqiptare, PDSH-së. Kjo çështje është e definuar, megjithatë ne duhet tu përgjigjemi disa mashtrimeve, formulimet e Ali Ahmetti se populli vendos kush do të hyj në qeveri, unë nuk e di për cilin popull flet. Mos vall flet për popullin komandant vendon që e ka me vete dhe Kolë Dijamantin, Rafet Mominoviqin dhe shumë të tjerë”. Po t’ju pyesin si mund të hyj Menduh Thaçi në qeveri, o se kam gajlen e atyre, sa për ata si bëj hesap, vet, tek deputet do hyjë në qeveri dhe s’mund të bëjnë gjë ata”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat